Opinonistët në “Ora Shtatë”: Debat për zgjedhjet, partitë dhe zhvillimet politike në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 09:11 05.06.2026 09:11 Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, opinionistë dhe analistë kanë diskutuar mbi situatën politike dy ditë para zgjedhjeve dhe pritjet pas votimit. Opinionisti Azdren Shala tha se shoqëria ka nevojë për një elitë progresiste dhe kulturore, duke kritikuar mungesën e qëndrimeve të qarta të politikanëve për çështje si Kodi Civil. “Ne nuk kemi politikanë progresistë. Një shoqëri bën hapa progresiv kur i paraprin një elitë. Duhet me pas një elitë kulturore. Shumë politikanë i ikin një pyetje: a keni me votu Kodin Civil? Asnjë politikan në Kosovë nuk i jep përgjigje direkt kësaj pyetjeje. Dëmet ekonomike janë të riparueshme, edhe pse në një periudhë na vështirësojnë jetën, ama nëse shoqëria jonë ka me u barrikadu në këso stereotipe të shekullit të kaluar, se do me ni masa qysh kemi me lanë veç burrë me grua me u martu, fashizmi qashtu lind”, tha opinionisti Azdren Shala. Ndërkohë, Vullnet Krasniqi komentoi dinamikën e fushatës, duke thënë se komunikimi politik shpesh i ngjan “shoubizit”, ku politikanët përshtatin mesazhet sipas publikut. “Qysh po i nij tu fol në fushatë, po na kallëzojnë që këta ishin kanë të përgatit për me ardhë të qikjo dhe një riformatim ta shohim të këtyre votave. Ideja se politikanët po u ofrojnë publikut se çka po dojnë ata, kjo është ide e shoubizit, se kështu po e lyp tregun. Flaka Krelani që ka kënduar rok, tash po këndojnë tallava, kështu është bash me këta… Alternativa kryesore është z. Kurti që po ma kujton kohën kur Hashim Thaçi në PDK e ka marrë sigurinë totale, për mua qysh po fol, Thaçi më nuk u kapke në detaje…, e ka sigurinë totale”, tha Vullnet Krasniqi. Opinonisti Labinot Balaj vlerësoi PSD-në, duke thënë se ajo dallon për vetëdije politike dhe sinqeritet, ndonëse sipas tij mbetet e kufizuar për shkak të numrit të vogël të anëtarëve. Ai shtoi se, pavarësisht kësaj, PSD ka qëndrime të qarta dhe synon të ofrojë opozitë të mirëfilltë nëse i jepet mundësia. “Edhe mua PSD më kanë fascinu, kanë vetëdije më të lartë politike dhe në krejt aspektet prevalojnë mbi partitë, sidomos partitë opozitare, fatkeqësia e tyre është që janë grup i vogël. Intelektualisht qëndrojnë në maje përballë krejt partive. Ndoshta edhe përballë strukturave që partia në pushtet i vlerëson si intelektuale. Sinqeriteti i tyre duhet me u vlerësu shumë, edhe pse nuk e kanë barrën e provës, asnjë premtim nuk e kanë dhënë megalomane…, veç një premtim e kanë bërë me bë opozitë të mirëfilltë, dhe nëse iu ipet mundësia kanë me bë”, tha Labinot Balaj.