Gjini: Kurti e ka dëmtu rrugën e Kosovës drejt NATO-s (VIDEO) NULL NULL 04.06.2026 18:49 04.06.2026 18:49 Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka dëmtuar rrugën e Kosovës drejt NATO-s. Pavarësisht se vendimi për anëtarësim nuk i takon Kosovës, Gjini tha se vendi megjithatë duhet të mos e fshehë në asnjë mënyrë synimin e tij. “Po du prapë me e kthy në vizion. Na e dimë që nuk e kemi në dorë na vendimin për anëtarësim në NATO, por Kosova nuk guxon mos me e tregu synimin se këto janë edhe lojna politike ndërkombëtare. Nuk janë lojna realisht, janë lëvizje taktike ose strategjike ndërkombëtare për shkak se gjithkush duhet me dhanë përgjigje në shumë vende, jo vetëm në Kosovë” tha Gjini në DPT Te Fidani në Klan Kosova. “Kërkush nuk është naiv, na e dimë që katër vene anëtare të NATO-s nuk e njohin Kosovën, na e dimë që vendimi ka me u marrë diku tjetër, jo në Kosovë, po supozoj që Kosova vjen një ditë e thotë: nuk jemi të sigurt se as ata s’janë të sigurt, as na s’jemi të sigurt”. Gjini dha arsyet e tij se pse mendon që Kosova “i ka prishur” punët për anëtarësim në këtë organizatë me Kurtin në krye. “Nuk ka qëllim, nuk ka cak, caku i tij është vetëm mbetja në pushtet, të tjerat për nder dikur kanë me u deshifru, ka me ardhë një ditë që deshifrohen të gjitha por kryeministri aktual e ka dëmtu rrugën e Kosovës drejt NATO-s me ftohje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mos harroni që veç vjet në vjeshtë na është suspendu dialogu strategjik me Amerikën për shkak të sjelljeve të qeverisë sonë”. “Të gjitha këto kanë pasoja për shkak se të gjitha vendet demokratike kanë edhe politikë të brendshme, kanë cikle politike, ka ideologji edhe atje, nuk ka ideologji veç ky këtu”.