“Jemi në trenin e gabuar”, Gjini me kritika: Ka shumë pasiguri në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 04.06.2026 18:24 04.06.2026 18:24 Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka thënë që vendi është në “trenin e gabuar”, duke e ilustruar situatën, sipas gjykimit të tij. Sipas tij, rruga aktuale e Kosovës është pa destinacion, dhe ofroi një shpjegim se pse mendon kështu. “E kom përmen 100 herë një fjalë të huaj të mençur që thotë ‘nëse ke hypë në tren të gabum, krejt stacionet e gabume kanë me të dalë’. Jemi absolutisht në tren të gabum”, ka thënë Gjini në DPT Te Fidani në Klan Kosova. “Kjo është një rrugë pa destinacion. Nuk është i vizatum caku, e qe pse po e shpjegoj qysh: Qysh deshifrohet thjeshtë kjo punë: Sikur një parti politike ose një person ta ketë synimin e qartë se çka do me mbrri për venin, shumë të qartë, edhe i fiton zgjedhjet, në ato momente e di që caku është ma i madh se makineritë e vogla politike sek ush po bëhet president, a po e marr edhe unë presidentin, a po e bëj kryeprokurorin”. Gjini tha se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka pasur qëllimin për të gjetur zgjidhjen. “Edhe çka ndodh në ato momente? Lyp rrugë për me e mbrri qëllimin sepse qëllimi për vendin është më i madh se çfarë pozite po do me e nda ti sot, për shkak se nuk ekziston ai cak, z. Kurti nuk e ka atë cak, nuk e kanë atë cak hiç”. “Gjithçka shndërrohet në vetjake, ku jam unë, çfarë pozite kam unë? A e kontrolloj edhe presidentin, edhe kryeprokurorin, a i kontrolloj? Sikur të ishte caku më i madh se bindja e tij për vetveten e kish kry e kish bo koalicionin, e kish zgjedhë presidentin, kish ecë se e kish synu atë cak, sot nuk e synon”, deklaroi Gjini në Klan Kosova.