Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prangoset i dyshuari për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh për furnizim me pajisje në Polici

NULL NULL
04.06.2026 18:06

Është arrestuar një person nën dyshimin për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumenteve.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila tha se, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, arrestimi i të dyshuarit erdhi pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorimin dhe mashtrimin në një aktivitet prokurimi për furnizime me pajisje në Policinë e Kosovës, raporton Klankosova.tv.

“Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari me inicialet N.R, po hetohet për veprat penale: Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 të KPRK-së”, njoftoi Prokuroria.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, tha se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin në fuqi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme