Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetarët e Drenasit tash e tre ditë pa ujë, kjo është arsyeja

NULL NULL
04.06.2026 18:00

Qytetarët e Drenasit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Lexuesit e Klankosova.tv kanë njoftuar se kjo gjendje është tash e tre ditë.

Ata po ashtu kanë dërguar edhe pamje në redaksi.

Klankosova.tv ka pyetur në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” rreth arsyes së mungesës së ujit.

Zëdhënësja Arjeta Mjeku, tha se kjo gjendje vjen si pasojë e mungesës së presionit.

“Drenasi furnizohet me ujë zakonisht nga ora 05:30 deri rreth 11:00–12:00 dhe nga ora 16:00 deri rreth 23:00–24:00. Për shkak të presionit jo të mjaftueshëm në disa zona, katet e 4-ta dhe më lart mund të kenë mungesë uji në disa ditë, edhe gjatë orarit të furnizimit”, tha Mjeku për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme