Alban Dragusha dhe FC Prishtina i ndajnë rrugët NULL NULL 04.06.2026 16:27 04.06.2026 16:27 FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha, me marrëveshje të përbashkët mes të dyja palëve. Dragusha ishte në krye të skuadrës kryeqytetase gjatë fazës së fundit të sezonit, duke e drejtuar ekipin në 11 ndeshje kampionale. Gjatë kësaj periudhe, ai kontribuoi me përkushtim dhe angazhim profesional në punën me ekipin. Përmes një komunikate zyrtare, klubi e falënderoi trajnerin për kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij. “Klubi e falënderon trajnerin Alban Dragusha për punën dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. Ndarja e rrugëve mes palëve vjen pas përfundimit të sezonit, ndërsa tashmë vëmendja e klubit pritet të përqendrohet te emërimi i trajnerit të ri, i cili do ta udhëheqë ekipin në edicionin e ardhshëm.