Rubikon sonte me debat për marrëdhëniet ShBA-Kosovë, gazin amerikan dhe zgjedhjet NULL NULL 04.06.2026 18:09 04.06.2026 18:09 Një mesazh i qartë nga Shtetet e Bashkuara, një paralajmërim serioz për projektin amerikan të gazit dhe një pyetje e madhe për Kosovën: a po i rrezikojmë raportet me aleatët kryesorë në momentin më të ndjeshëm politik? Kjo është tema e pjesës së parë të Rubikonit, me panelin e përbërë nga: Dardan Sejdiu, Anita Shabani, Labinot Balaj, Vehbi Kajtazi dhe Rrahman Paçarizi. Në pjesën e dytë, me kandidatin e PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, do të diskutohet për politikën e jashtme, zotimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe mënyrën se si PDK thotë se do t’i rikthejë raportet e Kosovës me aleatët. Ndërsa në pjesën e tretë, Florin Krasniqi i PSD-së, prezanton platformën me të cilën ky subjekt hyn në zgjedhjet e së dielës dhe pritjet për rezultatin. Ndiqeni nga ora 20:45 në Klan Kosova.