Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Provedel një hap larg Interit, transferimi mund të mbyllet për 2-3 milionë euro

NULL NULL
04.06.2026 16:02

Interi është shumë pranë sigurimit të një tjetër përforcimi për sezonin e ri.

Sipas raportimeve nga Italia, portieri Ivan Provedel po afrohet me hapa të shpejtë drejt një transferimi te zikaltërit, teksa dëshira e lojtarit për të provuar një sfidë të re duket se po e lehtëson marrëveshjen mes palëve.

Lazio tashmë ka zhvilluar kontakte me agjentin e portierit italian për të kuptuar synimet e tij për të ardhmen.

Përgjigjja ka qenë e qartë: Provedel është i gatshëm të mbyllë aventurën e tij në kryeqytetin italian dhe dëshiron të nisë një kapitull të ri në karrierë, transmeton Klan Kosova.

Kjo situatë është shfrytëzuar menjëherë nga Interi, i cili është në kërkim të një portieri me përvojë dhe besueshmëri për të kompletuar repartin e gardianëve. Drejtuesit zikaltër kanë intensifikuar kontaktet gjatë ditëve të fundit dhe optimizmi për arritjen e marrëveshjes është rritur ndjeshëm.

Transferimi nuk pritet të ketë kosto të lartë për nënkampionët e Italisë.

Burimet bëjnë të ditur se marrëveshja mund të mbyllet për një shumë mes 2 dhe 3 milionë eurosh, shifër që konsiderohet e përballueshme për Interin dhe e pranueshme për Lazion.

lajme të ngjashme