Lulzim Rafuna rizgjidhet kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës NULL NULL 04.06.2026 14:59 04.06.2026 14:59 Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë të udhëhiqet nga Lulzim Rafuna, pasi ai është rizgjedhur si kryetar i saj. Pas përmbylljes së procesit, Kuvendi zgjedhor e ka rizgjedhur Rafunën në krye të OEK-ut edhe për një mandate. Sipas njoftimit të kësaj ode, procesi zgjedhor u zhvillua në Prishtinë, me pjesëmarrjen e delegatëve të Kuvendit, përfaqësues të komunitetit të biznesit nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, të cilët votuan në përputhje me procedurat e rregullta demokratike të organizatës. “Pas rizgjedhjes, Kryetari Rafuna falënderoi anëtarësinë për besimin e dhënë, duke theksuar se ky besim përbën një përgjegjësi të madhe për të vazhduar angazhimin në forcimin e rolit të OEK-së si zëri kryesor i komunitetit të biznesit në Kosovë.”, thuhet në njoftim. Aty thuhet se Rafuna është zotuar se gjatë mandatit të ri, fokusi do të jetë në avancimin e dialogut me institucionet vendore, përmirësimin e klimës së të bërit biznes, si dhe në kontribuimin për përmirësimin e imazhit ekonomik të Republikës së Kosovës. “Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në përfaqësimin dhe mbështetjen e bizneseve, me synim krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillim ekonomik dhe rritje të qëndrueshme.”, përfundon njoftimi. /Klankosova.tv