Studentët në Prishtinë protestojnë nesër para ambasadës së Maqedonisë së Veriut NULL NULL 04.06.2026 13:35 04.06.2026 13:35 Protestat ne Shkup Organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor” ka njoftuar se në bashkëpunim me strukturat udhëheqëse të Parlamenteve Studentore në Kosovë nesër para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë do të organizohet protestë. Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00 para ambasadës së Maqedonisë së Veriut, raporton klankosova.tv. UDS ka njoftuar se kjo protestë paqësore organizohet për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Kujtojmë se ditë më parë studentët në Shkup protestuan për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe. Haradinaj mbështet protestën e studentëve: Përdorimi i shqipes s’duhet të vihet në pikëpyetje