Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Kosova më së miri i ka pasur punët kur është udhëhequr nga LDK-ja (VIDEO)

NULL NULL
03.06.2026 22:59
Kandidati i LDK-së për deputet, Riza Krasniqi

Kandidati i LDK-së për deputet, Riza Krasniqi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka treguar arsyen pse është bashkuar në këtë parti, duke thënë se është e vetmja që i besohet.

Krasniqi u shpreh se Kosova më së miri i ka pasur punët kur është udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai gjithashtu deklaroi se fitorja e kësaj partie do të ishtë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe për fëmijët e këtij vendi.

“Besoj që është e vetmja që e ka ekipin më të mirë dhe e vetmja që i besohet. Historikisht me marrë, jam i bindur që Kosova më së miri i ka pasur punët kur është udhëhequr prej Lidhjes Demokratike. Për Kosovën do të jetë më së miri dhe për fëmijët që të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike”, u shpreh ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme