Gruda: Synojmë një qeveri të udhëhequr nga Bedri Hamza, bashkë me LDK-në e Aleancën NULL NULL 03.06.2026 22:40 03.06.2026 22:40 Ish-deputeti i PDK-së, kandidat edhe për një mandat, Përparim Gruda, ka thënë se beson që PDK-ja do të jetë në qeveri pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se postin e Presidentit do t’ia ofrojnë LVV-së pa asnjë kusht. “Ne shpresojmë dhe besojmë se pas 7 qershorit, ne jemi në qeveri. Ne kemi me i fitu zgjedhjet. Kemi me kriju vota të mjaftueshme për me ba qeverinë”. “Kam nevojë të theksoj që PDK asnjëherë nuk i ka besu LVV-së. Kur themi ne Jo, duhet me na besu. Ne synojmë me kriju një qeveri që e drejton Bedri Hamza, dhe i bashkëngjiten LDK-ja dhe AAK-ja. Kur të vijmë te presidenti, nëse zotëri Hamza bëhet kryeministër, ne presidentin ia ofrojmë zotit Kurti pa asnjë kusht”, deklaroi Gruda. Ndiqeni deklarimin e tij: