Trepça e blindon edhe Shawn Jonesin NULL NULL 03.06.2026 22:26 03.06.2026 22:26 Kampionja e Kosovës, Trepça, ka vazhduar ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri duke siguruar edhe qëndrimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të edicionit të kaluar. Klubi mitrovicas ka njoftuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me qendrën amerikane me pasaportë kosovare, Shawn Jones, i cili do të jetë pjesë e “xehtarëve” edhe në sezonin 2026/27. Jones ishte një nga figurat kyçe në rrugëtimin e Trepçës drejt trofeve gjatë sezonit të fundit, duke sjellë përvojë, dominim në repartin e brendshëm dhe stabilitet në momentet vendimtare. “Still green. Shawn Jones edhe një sezonë pjesë e KB TREPÇA”, shkroi klubi në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale. Vazhdimi i bashkëpunimit me Jones konsiderohet një lëvizje e rëndësishme për kampionët e Kosovës, të cilët po punojnë për të ruajtur boshtin e skuadrës që triumfoi në edicionin e kaluar dhe për të mbetur pretendentë kryesorë për trofetë edhe në sezonin e ri./Klankosova.tv