Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani i tregon Costas pse ngeci Kosova drejt BE-së (VIDEO)

NULL NULL
03.06.2026 20:36

Kandidatja për presidente të shtetit dhe kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i shkuan së bashku në takim.

Me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku, njoftuan se konfirmuan mbështetjen e plotë të LDK-ës, për integrimin evropian të Republikës, raporton Klan Kosova.

Ish-kryetarja e shtetit foli për dy arsyet thelbësore që sipas saj Brukseli nuk ka lëvizur deri tani me statusin e vendit kandidat për Kosovën.

“Janë dy arsye kryesore. E para, sepse ka pasur mospajtime për disa çështje me qeverinë dhe ata prisnin që këto mospajtime të tejkalohen në mënyrë që Kosova dhe BE-ja të ulen dhe të flasin për këta hapa substancialë që kërkojnë mbështetje politike”, tha ajo.

Dyshja udhëheqëse e listës së Lidhjes Demokratike, folën dhe për situatën që e pret vendin pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Bisedë me kryetarin Costa, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, zhvilloi sekretarja e përgjithshme Vlora Çitaku, e cila njoftoi se u fol për Kosovën, për sfidat përpara si shoqëri e si shtet, por edhe për potencialin dhe të ardhmen evropiane.

“Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, riafirmova” thotë ajo, “bindjen se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë evropianë”, duke shtuar se “Kosova e ka vendin në Evropë”.

Kurse Aleancën në bisedë me shefin e KE-së, e përfaqësoi kryetari i partisë, njëherësh kandidat për kryeministër, Ardian Gjini.

Vizitën pesëditore në gjashtë republikat e Ballkanit Perëndimor, Antonio Costa e përmbyll të premten e 5 qershorit në Tivat të Malit të Zi, ku mbahet samiti BE-Ballkan Perëndimor.

lajme të ngjashme