Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si humbën jetën dy të rinjtë kosovarë në Shëngjin? – gazetari shqiptar jep detaje (VIDEO)

NULL NULL
03.06.2026 20:24

Dy të rinj nga Kosova humbën jetën sot tragjikisht në Shëngjin.

Rreth ngjarjes tragjike detaje në edicionin qendror të lajmeve në Klan Kosova, ka dhënë gazetari Gjergji Figuri.

Ai foli edhe rreth asaj se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Fatkeqësisht, dy të rinjtë e moshës 22 dhe 25 vjeç humbën jetën si pasojë si pasojë e futjes në det dhe dallgëzimit të detit në një mot të keq që ka shoqëruar Lezhën gjatë ditës së sotme dhe që ka ndikuar në fakt edhe në rrymat detaje të cilat në fakt kanë qenë mjaft të forta”.

“Pesë shokë nga zona e Fushë-Kosovës dhe Prishtinës, janë futur në det pa marrë në konsideratë situatën dhe janë përballur menjëherë me dallgë të forta dhe rrymat e forta, që i kanë tërhequr më në brendësi”, theksoi ai.

E dhimbshme: Këta janë të rinjtë kosovarë që vdiqën tragjikisht në Shëngjin

lajme të ngjashme