Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Libri i ri për “Rolling Stones”, Mick Jagger thuhet të jetë monstruoz

NULL NULL
19.04.2016 18:00

Mick Jagger është një qenie njerëzore monstruoze që i shtrydh të tjerët për të ndërtuar karrierën e tij, thuhet në një libër të ri.

Vokalisti i grupit Rolling Stones ka një influencë të jashtëzakonshme në tërë punën e grupit.

Gazetari Rich Cohen, që ka dy dekada që i njeh Rolling Stones. Ka thënë se Jagger është i obsesionuar pas famës.

2

Në librin e ri ‘The Sun & The Moon & the Rolling Stones’, që do të dalë në shitje gjatë muajit të ardhshëm, Cohen thotë se Jagger ishte karrierist që nga fillimi.

Ai kishte fituar shumë territor brenda grupit ën vitin 1970, kur të gjithë ishin të zënë duke u droguar. Jagger edhe më herët kishte filluar ta shtrinte ndikimin e tij, kur në vitin 1969 e kishte larguar nga grupi Brian Jones, njërin nga anëtarët themelues të grupit, për shkak se jeta e tij kishte dalë nga kontrolli.

Cohen shkruan se vendimi për ta përjashtuar Jones, i cili më vonë ishte gjetur i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në Hartfield, nuk e kishte befasuar aski.

“Ka diçka monstruoze rreth Mick Jagger. Kur flasim për trurin e The Stones, flasim për Mick Jagger i cili gjithmonë ka vepruar mizorisht me të tjerët”.

“Ju mund ta vëreni edhe jetëgjatësinë e grupit, 54 vjet bashkë. Kanë vazhduar dekadë pas dekade. Këdo që e pyes pse kanë qëndruar kaq gjatë bashkë, përgjigja më vjen e njëjtë: Mick Jagger”, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme