Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes babai i Ilir Metës

NULL NULL
01.06.2026 12:44
Ilir Meta - Foto nga Top Channel

Ka vdekur Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Siç raporton Top Channel, Kujtim Cakrani, avokati i Metës ka kërkuar që këtij të fundit t’i lejohet pjesëmarrja në varrim, pasi aktualisht gjendet në burg.

Cakrani kërkesën ia ka drejtuar SPAK-ut, të cilët sipas TCh-së e kanë aprovuar lejen.

Ceremonia mortore e babait të ish-kreut të shtetit shqiptar do të mbahet në fshatin Çepan të Skraparit.

E me këtë rast, janë duke u kryer procedurat që Meta lejohet të marrë pjesë në varrimin e të atit.

lajme të ngjashme