Axl Rose i Guns N’Roses kalon në një tjetër grup NULL NULL 19.04.2016 09:11 19.04.2016 09:11 Thashethemet janë të vërteta. Vokalisti i rok grupit “Guns N’Roses” Axl Rose do t’i bashkohet një tjetër rok bendi AC/DC për në turneun e tyre botëror, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Pas lajmit se Brian Johnson është detyruar të heqë dorë nga grupi për shkak të problemeve me dëgjim. Ai rrezikon ta humbë totalisht dëgjimin nëse nuk ndalon së bëri muzikë për një kohë. Ndërsa është Axl Rose ai që i ka ardhur në ndihmë grupit për ta vazhduar turneun botëror. Lajmi se Axl Rose do të këndojë për ta, i ka zemëruar fansat e Guns N’Roses, të cilët e kanë konsideruar këtë punë si shaka të 1 prillit. AC/DC është një bend anglo-amerikan i themeluar në Nëntor të vitit 1973 nga vëllezërit Malcolm dhe Angus Young.