Sërish shfaqet murtaja e deleve në Shqipëri NULL NULL 19.05.2026 15:31 19.05.2026 15:31 Një vatër e re e murtajës së deleve është shfaqur sërish në Shqipëri. Sëmundja e cila i merr jetën bagëtive të imta, është evidentuar në Dajç të Shkodrës. Si pasojë e shfaqjes së vatrës së re, janë eliminuar 20 krerë dele. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se rasti është evidentuar në dy ferma, me një numër total prej 112 krerësh. “Fermat e infektuara ndodhen në një distancë prej 40 metrash larg njëra-tjetrës. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në laboratorin e referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.”, thuhet nw njoftim. Në këto zona janë forcuar kontrollet veterinare dhe është ndaluar lëvizja e kafshëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. Paralelisht, Shërbimi Veterinar ka intensifikuar monitorimin në terren në fermat përreth. /Klankosova.tv