Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dukagjini luan për histori, Ferizaj për ta shpëtuar sezonin – Futbollistët me pritje të mëdha për finalen e Kupës së Kosovës

NULL NULL
nga Kasim Gerbeshi 19.05.2026 15:25

Futbollistët e Dukagjinit dhe Ferizajt me emocione dhe përkushtim janë duke e pritur betejën e madhe të finales së Kupës së Kosovës, që do të zhvillohet pas dy ditësh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në një intervistë për Klankosova.tv, Mërgim Pefqeli i klubit nga Klina dhe Erion Sadriu nga Ferizaj, kanë treguar se janë të gatshëm për finalen e madhe.

Pefqeli tha se do të japin maksimumin në fushë, duke e konsideruar këtë përballje si një ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

“Po, normalisht që është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, sepse një finale gjithmonë ka peshë të veçantë dhe të gjithë duam ta mbyllim sezonin me trofe”, ka thënë Pefqeli.

Pefqeli gjithashtu u bëri thirrje tifozëve të Dukagjinit që të jenë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme.

“Momentet më të veçanta kanë qenë fitoret e rëndësishme dhe mbështetja e tifozëve në çdo ndeshje. Ato emocione të japin forcë ekstra. Dua t’i falënderoj tifozët për përkrahjen e vazhdueshme. Shpresojmë t’i bëjmë krenarë dhe premtojmë që do të japim maksimumin në finale” ka thënë ai.

Kujtojmë që për Klankosova.tv kanë folur edhe dy trajnerët e skuadrave, Arsim Thaçi (KF Dukagjini) dhe Arsim Abazi (FC Ferizaj)

Super finalja e Kupës së Kosovës, trajnerët e Dukagjinit dhe Ferizajt flasin para betejës së madhe

Kurse, Talenti i madh i Ferizajt, Erion Sadriu tha se fitorja në finalen e Kupës së Kosovës, do të shërbente shumë si një motivim dhe rikthim i moralit të klubit, pavarësisht humbjeve që kanë pësuar në ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, ku edhe kanë pësuar rënie në Ligën e Parë, për sezonin e ardhshëm.

“Duke e ditur si ka shkuar sezoni padyshim momenti më i veçantë është arritja në finale të Kupës. Kjo tregon punë të palodhshme të secilit prej nesh”, ka thënë Sadriu.

Ai gjithashtu theksoi se djemtë e Ferizajt janë të vetëdijshëm që tifozët e tyre janë të zhgënjyer, por megjithatë pret një përkrahje të madhe nga ta.

“E dijmë që tifozët janë të zhgënjyer për mënyrën si ka shkuar sezoni dhe e kuptoj këtë. I falënderoj nga zemra që kanë qenë gjithmonë pranë nesh edhe në momente jo të mira për ne. Shpresoi që do t’i gëzojmë në fund të këtij sezonit me fitimin e Kupës,” ka thënë Sadriu.

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 21 maj në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ora 20:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Artmotion. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme