Pas flamurit dardan, Albulena Haxhiu e ‘zhduk’ nga postimet edhe statujën e Ibrahim Rugovës? (FOTO) NULL NULL 10.05.2026 17:53 10.05.2026 17:53 Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka hequr nga postimet e saj edhe statujën e Ibrahim Rugovës, që ndodhej në ambientet e Zyrës së Presidencës së Kosovës. Një veprim të tillë, Haxhiu e ka bërë, pasi që me të marrë pozitën e ushtureses së detyrës së presidentes, e kishte hequr flamurin dardan. Megjithëse, nga kabineti i saj kanë deklaruar se nuk kanë hequr asgjë nga Zyra e Presidencës, nga pamjet dhe postimet e Haxhiut, vërehet se edhe flamuri dardan, por tash edhe statuja e Rugovës, nuk shihen as në fotografitë e as videot e realizuara së fundmi nga vet ajo. Edhe flamurin dardan, por edhe statujën e Rugovës e kishte vendosur Vjosa Osmani, përgjatë pesë viteve të saj në krye të Presidencës së Kosovës. /Klankosova.tv Haxhiu e largon flamurin dardan nga Zyra e Presidencës? (VIDEO)