Hoxha kritikon gjuhën politike në Kosovë: Publiku është në inflamacion të plotë (VIDEO) NULL NULL 10.05.2026 07:45 10.05.2026 07:45 Profesori nga Instituti ADGER, Abit Hoxha në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur për situatën aktuale politike dhe diskursin publik në Kosovë. Hoxha ka vlerësuar se kultura politike në vend aktualisht nuk është e orientuar drejt kompromisit dhe gjetjes së zgjidhjeve. Ai theksoi se publiku ndikohet nga retorika e elitave politike, ndërsa përgjegjësinë më të madhe për këtë klimë ia atribuoi Lëvizja Vetëvendosje. “Unë mendoj që Kosova e ka një kulturë politike momentale e cila nuk ushqehet shumë kah zgjedhja dhe kah kompromisi”. “Publiku është në inflamacion të plotë, nëse shohim fyerjet dhe sharjet që bëhen të oponentëve politikë në Kosovë, nëse vetëm ajo merret për bazë, është tragjike, ka një publik që ndërsehet prej elitës politike, më së shumti fatkeqësisht prej Lëvizjes Vetëvendosje, edhe numerikisht i bjen përgjegjësia më së shumti”, u shpreh ai./Klankosova.tv