LDK-ja në Suharekë propozon 3 emra për t’u futur në listën për deputetë NULL NULL 08.05.2026 23:29 08.05.2026 23:29 Dega e LDK-së në Suharekë ka publikuar emrat e tre kandidatëve të kësaj partie për t’u futur në listën për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas njoftimit të Degës së LDK-së në këtë qytet, emrat e propozuar janë: Nexhat Ramadani, Selman Kolgeci dhe Blerim Kuqi. Ky vendim, sipas njoftimit, erdhi pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj. “Të bashkuar dhe të vendosur për një rrugëtim të ri plot shpresë”, shkroi LDK-ja e Suharekës në Facebook.