Raphinha rikthehet te Barcelona, gati për festën e titullit NULL NULL 02.05.2026 21:01 02.05.2026 21:01 Raphinha është rikthyer në dispozicion të FC Barcelona pas pesë javësh mungesë për shkak të një dëmtimi në muskulin e kofshës (hamstring). Sulmuesi brazilian ka kaluar me sukses fazën e rikuperimit dhe tashmë është gati për të ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick në momentet vendimtare të sezonit. Rikthimi i tij vjen në kohën ideale për Barcelonën, e cila është shumë pranë sigurimit të titullit kampion. Raphinha pritet të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet e ardhshme dhe synon ta festojë titullin në fushë së bashku me bashkëlojtarët, pas një periudhe të vështirë jashtë fushave./Klankosova.tv