47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 2026” nga KOK-u NULL NULL 27.04.2026 18:03 27.04.2026 18:03 47 sportistë të rinj kanë nënshkruar sot kontratat me Komiteti Olimpik i Kosovës për mbështetje financiare gjatë gjithë vitit, në kuadër të programit “Shpresa Olimpike 2026”. Sipas njoftimit, programi synon mbështetjen e talenteve të reja në sportin kosovar, ndërsa bursistët e përzgjedhur përfaqësojnë gjithsej 19 sporte të ndryshme, përfshirë edhe disiplinat ekipore, transmeton Klankosova.tv. Secili prej sportistëve do të përfitojë mbështetje financiare mujore në vlerë prej 150 euro. Presidenti i KOK-ut, transmeton Klankosova.tv, Ismet Krasniqi, ka theksuar se ky është numri më i madh i bursistëve të rinj ndonjëherë të përfshirë në këtë program, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sportit në vend. Sipas tij, vlera totale e mbështetjes financiare për këtë edicion të programit arrin në 84,600 euro në vit. Lista e sportistëve është përzgjedhur nga Komisioni i Sportit dhe është miratuar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, duke u bazuar në performancën dhe potencialin e tyre për zhvillim të mëtejshëm në skenën ndërkombëtare.