Kompleksi Memorial në Mejë mbushet me familjarë, e akuzojnë shtetin se i kanë harruar (VIDEO) NULL NULL 27.04.2026 12:16 27.04.2026 12:16 Kompleksi Memorial në Mejë përbëhet nga pothuajse tre hektarë tokë, hapësirë kjo që u mbush nga familjarët e atyre që u vranë e u ekzekutuan nga forcat serbe më 27 prill 1999. Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, e cila ndodhet atje, ka treguar se nga bisedat që ka pasur me familjarët, ata kanë akuzuar institucionet se i kanë harruar, raporton Klankosova.tv Sipas tyre, pushtetarët nuk i marrin seriozisht e as nuk e marrin mundin të dalin e të flasin. “Kjo është masakra e vetme që nuk ka dëshmitarë. Dëshmitarët e vetëm ishin deri në momentin kur të vrarët u ndanë nga më të dashurit e tyre”, u shpreh Hasani. Ndryshe, bazuar në agjendën mediale të kryeministrit Albin Kurti, ai do të bëjë homazhe në Mejë tek pasdite, në orën 13:30.