Fatos Geci s’tërhiqet nga deklarata skandaloze, e forcon edhe më tej: I kam shkruar vetë ato fjali! NULL NULL 22.04.2026 22:56 22.04.2026 22:56 Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, nuk është tërhequr nga deklarata skandaloze e tij në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së djeshme, ku tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e pret fati i njëjtë me atë të Naim Murselit, që u dënua me burgim të përjetshëm. Në një postim që e ka bërë sonte në Facebook, Geci e ka forcuar më tej qëndrimin e tij, duke u shprehur se ato fjalë i ka shkruar vetë dhe kanë qenë në ‘mënyrë spontane’, transmeton Klankosova.tv Ky reagim erdhi pasi xhaxhai i tij, Gani Geci, tha se nipit ia ka shkruar dikush i afërt i Kurtit atë fjalim. Këto deklarata, Fatos Geci i quajti spekulime. “Mjaftë më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar Geci. Nga deklarata e tij janë distancuar disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje./Klankosova.tv “Urimi” i Gecit, deklarohet Kurti: Besojmë në pafajësinë e katërshes së UÇK-së Çitaku për “urimin” e deputetit Geci për dënimin e Thaçit: Duhet të ndiheni të turpëruar Djali i Agim Ramadani e quan analfabet Gecin: Marre të koftë çfarë mbiemri mban Faton Klinaku: Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari Musliu reagon për gjuhën e Gecit ndaj Çitakut: Nuk frikësohemi