“Urimi” i Gecit, deklarohet Kurti: Besojmë në pafajësinë e katërshes së UÇK-së NULL NULL 22.04.2026 10:33 22.04.2026 10:33 Kryetari i LVV-së, Albin Kurti është deklaruar lidhur me deklaratën skandaloze të Fatos Gecit, i cili uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi. Ai tha se beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, teksa nuk dha më shumë detaje se çfarë do të ndodhë me fatin e deputetit të VV-së, transmeton Klankosova.tv. “Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e grupit parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale”, tha ai. “Jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha Kurti. Çitaku për “urimin” e deputetit Geci për dënimin e Thaçit: Duhet të ndiheni të turpëruar