Presidenti iranian: Duhet të përdoret çdo rrugë diplomatike për të ulur tensionet NULL NULL 20.04.2026 17:20 20.04.2026 17:20 Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian është shprehur se lufta nuk i sjell dobi askujt. Ai u shpreh se duhet të përdoret çdo rrugë racionale dhe diplomatike për të ulur tensionet, raporton BBC. Gjatë një vizite në Ministrinë e Drejtësisë, Pezeshkian tha se iranianët “duhet të mbahen të informuar për realitetet e vendit dhe dhënia e informacionit të pasaktë ose premtimeve jorealiste jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve, por edhe minon besimin e publikut”. “Si arritjet, ashtu edhe sfidat duhet të ndahen me ndershmëri me publikun”, është shprehur Pezeshkian. Më parë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se Teherani “nuk kishte plane” për të marrë pjesë në raundin tjetër të bisedimeve.