Kosovare Asllani operohet në gju, merr mbështetje nga Florentino Perez NULL NULL 17.04.2026 14:47 17.04.2026 14:47 Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, ka pësuar një lëndim në fushë dhe është operuar në gju. Ajo ka shprehur falënderimet e saj për kujdesin gjatë operacionit, duke thënë se tani nis rruga e vërtetë e rikuperimit. Së fundi, Asllani ka marrë një letër urimi nga klubi i Real Madridit dhe presidenti i klubit, Florentino Perez, ku ekipi i shpreh dëshirën për një rikuperim sa më të shpejtë dhe shpreh përkrahjen për futbollisten. /Klankosova.tv