Deponia e bërllokut: Fitore Pacolli me ultimatum për Prishtinën (VIDEO) NULL NULL 15.04.2026 20:27 15.04.2026 20:27 Komuna e Prishtinës ka pranuar një ultimatum nga Ministria e Mjedisit për deponinë e mbetjeve inerte në Matiçan. Fitore Pacolli i dha 15 ditë afat Përparim Ramës që të pajiset me lejet e nevojshme, përndryshe merren masa, raporton Klan Kosova. Drejtoria e Shërbimeve Publike në kryeqytet potencoi se bërlloku në këtë vend zanafillën e ka më të hershme. Nga ana tjetër, nga dikasteri qeveritar potencuan se mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave është prioritet dhe se ligji vlen njësoj për të gjithë, përfshirë edhe institucionet komunale. Kronika më poshtë sjell detaje: