S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin NULL NULL 15.04.2026 14:09 15.04.2026 14:09 Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar raportimet për një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Për Klan Kosova, Lushaku-Sadriu theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje apo diskutim të tillë rreth presidentit, dhe këto pretendime nuk kanë asnjë bazë, njofton Klankosova.tv. “LDK mbetet konsistente në qëndrimet e saj dhe e fokusuar në interesin shtetëror dhe stabilitetin institucional”, tha Lushaku-Sadriu. Për presidentin, deputetja tha se LDK-ja do të veprojë në përputhje me parimet e saj të deritanishme, duke u udhëhequr nga kushtetutshmëria, stabiliteti institucional dhe interesi i qytetarëve të vendit./Klankosova.tv