Masakra në Studenicë, Rrahime Lipaj: Kujtimi për ta, forcë për të vazhduar përpara NULL NULL 13.04.2026 12:42 13.04.2026 12:42 Masakra e Lipajve në Studenicë ishte një nga më të tmerrshmet që ndodhi gjatë luftës në Kosovë. Katër vajza nën moshën 15 vjeçare, katër gra e dy burra janë viktimat e kësaj ngjarje makabre. 9 janë nga familja Lipaj dhe një Zeqiraj. Sot në nderim të martirëve, u zhvillua një aktivitet përkujtues në Kamenicë të Istogut ku është vendosur edhe lapidari. Rrahime Lipaj, deklaroi se humbja e tyre ka lënë dhimbje të madhe. “Humbja e tyre ka lënë një dhimbje të madhe në familjen tonë. Por, kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë në zemrat tona dhe historinë e familjes sonë. Humbja e tyre ka lënë një plagë që nuk harrohet kurrë”, deklaroi ajo.