Nesër në Teatrin Kombëtar, vjen “Grafitet” nga Mehmet Kraja NULL NULL 13.04.2016 12:11 13.04.2016 12:11 Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, të mërkurën është mbajtur konferenca e organizuar me rastin e premierës së shfaqjes teatrale“Grafitet” nga Mehmet Kraja r me regji të Fadil Hysajt, njofton Klan Kosova. “Grafitet” flet për periudhën e pasluftës në Kosovë, aso kohe kur entuziazmi i kthimit ishte zëvendësuar me gjendje konfuze tek njerëzit të cilët nuk e kanë ditur se çka do të ndodhë dhe se cili do të jetë statusi i shtetit të Kosovës. Në rolet kryesore luajnë aktorët Çun Lajçi, Bislim Muçaj, Ylber Bardhi e Adhurim Demi. Premiera e Shfaqjes “Grafitet” do të jetë të enjten duke filluar nga ora 17:00.