Takimi Kurti-Macron, Arifi: Kryeministri po dërgon sinjale për ringjalljen e dialogut (VIDEO) NULL NULL 27.03.2026 14:20 27.03.2026 14:20 Kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Francë, derisa gjatë ditës pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin, Emmanuel Macron. Lidhur me këtë zhvillim politik, ish-diplomati Avni Arifi në emisionin “Kosova Today” tha se Kurti po dërgon sinjale për ringjalljen e dialogut Prishtinë-Beograd, transmeton Klankosova.tv. “Ne po jetojmë me një moment, ku me Ligjin për të Huajt, Kurti ka dërguar sinjale që është për me e ringjallë dialogun. Franca ka dy projekte politike kur është fjala për Kosovën, një, Asociacioni i Komunave, që në çdo situatë kurdo që i është dhënë rasti Macronit i është kërkuar, dhe e dyta, e ka shumë me interes që Serbia të integrohet në BE në një proces sa më të shpejtë”, u shpreh Arifi në Klan Kosova.