Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas raportimit të Klan Kosovës, nis largimi i deponisë së mbeturinave në Topliçan (Video)

NULL NULL
25.03.2026 14:08

Pak ditë pas raportimit të Klan Kosovës, të mërkurën, kanë filluar punën ekskavatorët dhe kamionët për largimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Topliçan të Lipjanit.

Për situatën e rënduar me mbeturina, banorët e fshatit kishin protestuar ditë më parë, pasi që kërkesat e tyre për kohë të gjatë nuk ishin marrë parasysh.

Por, tek pas raportimit të televizionit, ky ambient pritet të marrë pamje të re me largimin e deponisë.

Gjendja e kësaj hapësire ka qenë e mjerueshme dhe banorët kishin shprehur kritika e akuza të shumta. /Klankosova

lajme të ngjashme