Ekspozita me fotografi të Marubit, për herë të parë në Berlin NULL NULL 12.04.2016 14:23 12.04.2016 14:23 Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, departamenti kulturor i ambasadës shqiptare në Berlin do të çelë në datat 18-25 prill ekspozitën “499 965”, Familja Marubi, Pionierët e fotografisë shqiptare. Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin kulturor. Ekspozita, e para në llojin e saj në Berlin, në të cilën parashikohet të ekspozohen 35 fotografi me vlera historike, social-kulturore dhe antropologjike, gjithashtu edhe foto të pazakonta me mesazhe të një natyre shkencore ose simbolike, do të tregojë fytyrën evropiane të Shqipërisë, e cila ka qenë kulturalisht dhe intelektualisht e lidhur me Evropën ndër shekuj. Objektivi i saj është të dëshmojë këtë fakt dhe gjithashtu të rregullojë imazhin stereotip të krijuar për shqiptarët në Gjermani lidhur me fluksin e tanishëm të refugjatëve./Shekulli