Mostrajtimi institucional: Pse u kthyen fëmijët tek familja dhunuese? (VIDEO) NULL NULL 18.03.2026 20:21 18.03.2026 20:21 Njëherë iu morën fëmijët nga dora, por më pas ja kthyen prapë. Megjithatë edhe pas kësaj që ndodhi vite më parë, shtëpia në Janjevë të Lipjanit nuk u bë dot strehë e sigurtë për 7 fëmijët, që për disa muaj qëndruan në kujdes të shtetit. Familjarët, të cilët thonë se e ëma tyre ka telashe me shëndetin mendor, u habitën që institucionet nuk i mbajtën më gjatë nën përkujdesje të vegjlit. Për kthimin e tyre tek prindërit në Qendrën për punë sociale në Lipjan thirren në një vendim të gjykatës. Mbikqyrjet në këtë familje qenë të shpeshta në fillim, sipas Makfirete Shamolli, Drejtoreshë e QPS-së në Lipjan, por e njëjta i shmanget përgjegjesisë kur flet për ato të muajve të fundit. Qendra për punë sociale në Lipjan u aktivizua tek këtë javë, kur më i vogli 5-vjeçar humbi gishtërinjtë e këmbës, pasi dyshohet se u keqtrajtua.