Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mesfushori i Barcelonës drejt largimit, mund të transferohet në Gjermani apo Arabi Saudite

NULL NULL
09.03.2026 12:21

Mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Futbollisti i dalë nga akademia e klubit nuk ka arritur të sigurojë vend të rregullt në formacion dhe konkurrenca e madhe në mesfushë e ka vështirësuar edhe më shumë situatën e tij. Drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të shqyrtojnë oferta rreth 30 milionë euro për lojtarin.

Për të kanë shprehur interesim disa klube nga Gjermania, ndër to Borussia Dortmund dhe VfB Stuttgart, ndërsa oferta të rëndësishme pritet të vijnë edhe nga klubet e Arabisë Saudite.

Gjithçka tregon se Casado mund të jetë një nga largimet e mundshme të Barcelonës gjatë merkatos së verës./Klankosova.tv

lajme të ngjashme