Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

NULL NULL
01.03.2026 10:52

Tani e tutje çdo qytetar i cili futet me veturë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të paguajë nga 1 euro për qëndrim deri 1 orë, për dallim kur më herët paguhej 50 cent.

Ky vendim është paraparë në rregulloren e re për shfrytëzim të  parkingut në hapësirat e QKUK-së, e cila është mbështetur edhe nga bordi i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

E pacientë dhe familjarë të tyre shprehen të revoltuar me këtë vendim të ri, duke thënë se përveç shpenzimeve për trajtim, barna e analiza, tashmë duhet të përballen edhe me një kosto më të lartë për parkim.

Brahim Maxhuni shprehet se rritja e çmimit të parkingut në 1 euro, është e papërballueshme në kohë krize ekonomike.

“Mendoj se është shumë shtrenjtë për pacientë dhe për personin. Është shtrenjtë, është krizë, tek ne nuk janë rrogat e mëdha për atë arsye kishte qenë mirë me qenë 50 cent”, thekson ai.

E krahas pakënaqësisë për rritje të çmimit për parking, Shaban Maloku ka edhe një shqetësim tjetër.

“Në asnjë mënyrë se boll ka ngarkesa në ekonominë familjare, nuk ke ku shkon nuk ke qare pa ardhur, dhe aq më keq është që deri në ora 15:00 rampa nga lindja e diellit pas 15:00 nuk punon”, deklaroi ai.

Vendim të paarsyeshëm e konsideron edhe Rifat Ahmeti. Sipas tij, kjo po e rëndon xhepin e pacientëve dhe familjarëve.

Milaim Muqolli  nga Hertica e Podujevës shprehet i revoltuar, duke thënë se qytetarët kanë sakrifikuar për shtet e demokraci, ndërsa tani, po përballen me vendime që i dëmtojnë dhe keqpërdorin besimin e tyre.

Shqetësime për rritjen e çmimit të e hyrjes së parkingut kanë ngritur edhe nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë.

Kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra duke e konsideruar si vendim paradoksal, deklaron se me këso veprime pacienti po largohet nga shërbimi publik shëndetësor.

Lidhur me këtë çështje, gjeni edhe kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

“Varfërimi” i pacientëve: Shtrenjtohet hyrja ne QKUK, 1 euro ora (VIDEO)

lajme të ngjashme