Gaxherri: Kurti mund t’ia luajë lojën opozitës për presidentin (VIDEO) NULL NULL 25.02.2026 13:28 25.02.2026 13:28 Gazetari Ardian Gaxherri, ka thënë se president i Kosovës nuk duhet bërë dikush nga familja Jashari, në momentin ku gjendet aktualisht vendi. Në emisionin “Kosova Today”, ai tha se president duhet të jetë një personalitet që ka lidhje, e jo që t’i nisë ato nga fillimi, transmeton Klankosova.tv. “Është Vjosa Osmani, që e kemi presidente, dhe në anën tjetër po supozohet që do vjen nga familja Jashari, por ne duhet të mendojmë politikisht. Respekt për familjen Jashari në maksimum, në çdo aspekt, por tash po bëhet fjalë për politikë, dhe në këtë moment Kosova ka nevojë për njerëzit që i kanë lidhjet, dhe një njeri që nuk ka qenë kurrë në politikë, ato lidhje duhet me i fillu prej fillimit”, tha Gaxherri në Klan Kosova. Ndërsa ai shtoi se kryeministri Albin Kurti mund t’ua luajë lojën opozitës sa i përket zgjedhjes së presidentit, duke thënë se ai mundet në momentin e fundit, kur të gjithë janë në sallën plenare, ta propozojë Vjosa Osmanin për shefe të shtetit.