Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë NULL NULL 25.02.2026 09:34 25.02.2026 09:34 Një i mitur ka raportuar në polici se është sulmuar me thikë po ashtu nga një i mitur në Fushë Kosovë. Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin, nuk ka ende të arrestuar. “Rr.Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë 24.02.2026-12: Viktima mashkull kosovar- i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.