Aksioni në Gjakovë: 2 mijë gjoba për një javë, lirohen trotuaret (VIDEO) NULL NULL 24.02.2026 20:21 24.02.2026 20:21 Vendin e destinuar për këmbësorë, po e zënë shoferët me makinat e tyre. Por këta të fundit, për parkime në trotuare, nuk po shpëtojnë pa gjoba nga Policia në Gjakovë. Gjobat sillen nga 40 e deri në 150 euro, varësisht si parkohen automjetet. Dënime të tilla morën afro 2 mijë qytetarë për një javë prej kur policia në këtë qytet nisi këtë aksion me kërkesë të komunës. E policia thotë se operacionin nuk do ta ndalë me kaq. Ndiqni detajet: