Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërxhaliu: Buxheti 4 miliardësh më shumë emergjent se zhvillimor, zgjedhjet e reja do të ishin fatale për ekonominë (VIDEO)

NULL NULL
21.02.2026 18:29

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka komentuar buxhetin 4 miliardësh të Kosovës i cili u aprovua në seancën e së premtes.

Ai në “Info Magazine” të Klan Kosovës theksoi se kuleta e shtetit sivjet është më shumë emergjente se zhvillimore.

“Ky është një buxhet shumë më tepër emergjent sesa zhvillimor me vetë faktin se nuk ka pasur dialog të mirëfilltë. Të flitet për zhvillim, vërtetë është utopike, për një muaj do të ketë prapë rishikim të buxhetit, por kam dro se ky buxhet, ky votim i ka dhënë ngjyrë politike, shumë mendojnë se do të jetë një buxhet kalimtar dhe nuk do të dihet fati i zgjedhjes së presidentit/es “.

“Zgjedhjet e reja do të ishin fatale për ekonominë kosovare”, deklaroi mes tjerash Gërxhaliu, njofton Klankosova.tv.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës duke folur për buxhetin tha gjithashtu se Kosova nuk po mund të dalë nga agjenda politike.

“Më e mira që i ka ndodhë Kosovës, është që e kemi parlamentin, kryetarin e parlamentit, dhe e kemi Qeverinë. Po e shihni se ky mozaik politik nuk është i kompletuar pa zgjedhjen e presidentit/es. Nëse nuk do të ketë pajtueshmëri rreth presidentes, atëherë Kosova do të shkojë në zgjedhje, nëse do të shkohet në zgjedhje, buxheti do të jetë i gatshëm, pasi që është emergjent, do të ridizajnohet, apo të ri trajtohet në atë mënyrë që i shkon në favor të zgjedhurve, partisë fituese”,  shtoi Gërxhaliu.

 

 

lajme të ngjashme