Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Shqipëri inxhinieri nga Kosova

NULL NULL
21.02.2026 14:19

Një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit në Maliq të Shqipërisë.

Siç shkruan Euronews.al, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq.

Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt dhe ka  vdekur menjëherë, transmeton Klankosova.tv.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

lajme të ngjashme