Arrestohet 22-vjeçari, ishte i dënuar me pesë vjet burgim për dhunim NULL NULL 19.02.2026 20:57 19.02.2026 20:57 Policia në Prishtinë ka arrestuar një 22-vjeçar i cili po kërkohej nga gjykata. I arrestuari, me inicailet L.M. ishte i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale të dhunimit. “Sot me datë 19.02.2026, është arrestuar personi L.M., (2004), në bazë të urdhëresës së Gjykatës, i dënuar me 5 (pesë) vite burgim për veprën penale “Dhunimi”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.