Aksidenti fatal në Mitrovicë, vdes një 30-vjeçar – Policia jep detaje NULL NULL 18.02.2026 23:17 18.02.2026 23:17 Policia e Kosovës në intervenim. Foto ilustruese / Klankosova.tv Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti, ka dhënë detaje për Klankosova.tv rreth aksidentit me fatalitet që ndodhi sonte në fshatin Kutlloc të kësaj komune. Zaiti tha se si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur një person i moshës rreth 31 vjeçar. “Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutlloc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Zaiti. Aksident me fatalitet në Mitrovicë