Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tasholli: Kemi pasur fëmijëri të shtypur (VIDEO)

NULL NULL
16.02.2026 18:47

Përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër” Ismail Tasholli, ka folur në emisionin “DPT te Fidani” lidhur me protestën që do të mbahet nesër në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Tasholli kujtoi edhe rezistencën e popullit në të kaluarën kundër regjimit serb.

Konkretisht, ai foli rreth protestës së studentëve të 1 Tetorit 97-të, ku si i vogël kishte marrë pjesë edhe vet.

Sipas tij, ai dhe bashkëmoshatarët e tij kanë pasur fëmijëri të shtypur.

“Edhe tash qiky bashkëbisedimi si fëmijë që e ki me prindërit, a ka luftuar dikush a? a duhet me luftu dikush a? Ato pyetjet e rënda e të mëdha se e sheh që atë edukimin brenda familjes e ke që me shekuj të tërë kemi hjekë prej serbit”, deklaroi Tasholli në Klan Kosova.

Nesër me fillim nga ora 14:00 në Prishtinës do të mbahet protesta “Drejtësi, jo Politikë”.

lajme të ngjashme