Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plenkoviq tregon se me Kurtin foli edhe për statusin e pakicës kroate në Janjevë

NULL NULL
14.02.2026 13:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun e tij kroat në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Pas takimit, Plenkoviq përmes një postimi në X tha se me Kurtin kanë diskutuar edhe statusin e pakicës kroate në Janjevë

“Urime Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për rizgjedhjen e tij! Ne vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe të mbështesim rrugën evropiane të Kosovës. Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih diskutuam situatën në fqinjësi, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Rreth takimit ka dhënë detaje edhe zyra për media e Kurtit.

Në njoftim u theksua se të dy diskutuan edhe për mundësinë e një mbledhjeje të përbashkët mes qeverive.

Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të përbashkët mes qeverive

lajme të ngjashme