Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të përbashkët mes qeverive NULL NULL 14.02.2026 13:21 14.02.2026 13:21 Kryeministri Albin Kurti është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq. Ata u takuan në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih ku folën për situatën në rajon dhe zhvillimin e bashkëpunimit bilateral. “Në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë. “Kryeministri Plenković shoqërohej edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman”. “Kryeministri Plenkoviq shprehu urimet ndaj Kryeministrit Kurtit për formimin e qeverisë së re. Në vijim të takimit u bisedua rreth situatës në rajon, sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit bilateral dhe luftimin e krimit të organizuar”. Ata po ashtu folën edhe për mundësinë e një mbledhjeje të përbashkët mes qeverive. “Rreth thellimit të bashkëpunimit, u diskutua edhe për mundësinë e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive”. “Me Kroacinë ndajmë vlera të përbashkëta, dhe ajo është përkrahëse e jona për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, përfundon komunikata.